Në vijim të operacionit për kapjen e të dyshuarve të tjerë për grabitjen e parave të bankës, policia ka shoqëruar sot vëllanë e Admir Murataj, i cili dyshohet se është kreu i grupit që grabiti 3.2 milione dollarët në Qafë-Kashar.
Burime policore bëjnë me dije se Cen Murataj është shoqëruar si person që ka dijeni rreth ngjarjes.
Ai rezulton të jetë pronari i servisit ku u gjetën shuma të mëdha parash. Sipas policisë në servisin që është pronë e tij, u gjet një kasafortë e mbushur me para.
Ndërkohë që ai ndodhet në polici, vijojnë kërkimet për kokën e bandës, Admir Muratajn./panorama/a.k