Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve bënë ndalimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit Tolin Fufi, 50 vjeç, banues në Shkodër.
Tolin Fufi, 50 vjeç është ndaluar nga policia e Shkodrës me qëllim ekstradimi.
Gjykata e Milanos në Itali me vendim të datës 31 Janar 2022, e ka dënuar këtë person me 9 vite e 4 muaj burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.
Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese po kryen veprimet për ekstradimin e 50-vjeçarit drejt Italisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
/a.r