• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Arrestohet “specialistja” e kryeministrisë, mori me mashtrim 6500 euro

by Aalison Pearse Stevens
17/07/2016 09:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grua 51-vjeçare është arrestuar mbrëmjen e së premtes, pasi me anë të mashtrimit i ka marrë një qytetari një shumë të konsiderueshme parash. Burime pranë policisë së kryeqytetit bënë me dije se në pranga ka përfunduar Esmeralda Huqi, banuese në Tiranë. Kjo e fundit, duke u prezantuar si punonjëse e Kryeministrisë, i ka marrë 28-vjeçarit me iniciale F.B. shumën prej 6500 euro, me qëllim që t’i jepte makina të këtij institucioni që dilnin në ankand. Mësohet se denoncimi në polici është bërë nga vetë 28-vjeçari nga Tirana, i cili ka pohuar se shumën e sipërpërmendur ia kishte dhënë pak kohë më parë.

Menjëherë pas kësaj, Huqi u arrestua në banesën e saj nga Seksioni për Krimin Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Të njëjtat burime shtuan më tej se 51-vjeçarja më herët është arrestuar po për të njëjtën mënyrë të mashtrimit. Ajo ishte dënuar nga Gjykata me 8 vite burg, ndërsa ishte në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit.

Herën e parë që Esmeralda Huqi është prangosur, mësohet se ishte prezantuar te qytetarët që u kishte marrë paratë si punonjëse e Ministrisë së Financave.

Gjatë dëshmisë që gruaja ka dhënë para oficerëve të policisë ka pranuar akuzën që i është ngritur, ndërsa ka shtuar më tej se nuk ka më asnjë shumë nga paratë që i kishte marrë të riut, pasi i kishte shpenzuar. Ndërkohë, materialet në lidhje me këtë çështje u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Mashtrimit”.

BW/d.i.

 

Next Post

Dekonspirimi, Gjergj Cukali kishte informacion se po përgjohej nga policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

January 31, 2026
Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

January 31, 2026

Pse Berishës i kujtohen armiqtë e tij sa herë ngelet vetëm?

January 31, 2026
Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

January 31, 2026
Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

January 31, 2026
VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

January 31, 2026
Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

January 31, 2026
Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

January 31, 2026
“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

January 31, 2026
U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In