Kultivimi apo trafiku i drogës mbetet kryefjala e shqiptarëve që arrestohen në Angli.
Artenis Tërshalla, është shqiptari i radhës i arrestuar nga policia. Emigranti shqiptar ka përfunduar pas hekurave pasi është kapur duke transportuar paratë që vinin nga aktiviteti i trafikut të drogës.
Tërshalla, sipas mediave britanike, përdorte tre emra të ndryshëm, atë shqiptar, italian dhe bullgar.
Shqiptar u kap teksa udhëtonte në veri të Anglisë dhe me vete kishte 4 mijë paund, një armë të ftohtë, dhe një çantë brenda të cilës u gjetën dhe mbetje kanabisi. I riu u justifikua para policisë dhe gjykatës se makinën e kishte marrë me qira dhe se nuk e dinte se çfarë kishte brenda saj.
Tërshalla kishte hapur një llogari bankare me identitetin italian, ku kishe depozituar 12 mijë paund brenda një periudhe në më pak se një vit. Aktualisht i riu shqiptar ndodhet pas hekurave dhe është dënuar me 16 muaj burg.
/e.d











