Pornostarja Stormy Daniels është arrestuar në Columbus, në Ohio. Ajo përfundoi në qendër të kronikës, pasi zbuloi se ishte paguar 130 mijë dollarë për të heshtur, për një marrëdhënie që kishte pasur me Presidentin Donald Trump.
Lajmin e bën të ditur avokati i saj, duke thënë se bëhet fjalë për ‘motive politike’. Gruaja është ndaluar teksa performonte në një stripclub. Ajo akuzohet se ka lënë klientët ta preknin, duke thyer kështu ligjet e Shtetit.
ma.me