Opozitari numër një i Kremlinit u arrestua sot përpara shtëpisë së tij për motive ende të panjohura, njoftoi zëdhënësja e saj, Kira Iarmych në Twitter.
“Navalny u arrestua dy orë më parë përpara shtëpisë së tij. Ai ndodhet tani në postën e policisë në Danilovski në Moskë.
Ata nuk dhanë detaje për arsyen e arrestimit, por i kanë sekuestruar aparatin celular”, shkruan zëdhënësja e tij në një postim në Twitter.
/b.d