Pas tensioneve në Tropojë me datë 18 qershor, ku punonjës të bashkisë kanë shqyer derën e muzeut të qytetit duke marrë materialet zgjedhore dhe duke i hedhur më pas në rrugë, është vënë në pranga edhe një person i cili ishte shpallur në kërkim.
I arrestuari me inicialet S.M., 43 vjeç, është banues në fshatin Bujan, Tropojë.
Kujtojmë se, pas kësaj ngjarje e deri më tani, të arrestuar janë nëntë persona.
Sipas policisë, ndalimi i tij u bë si i dyshuar për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë./l.m