Policia e Durrësit, në vijim të zbatimit të planit të masave dhe ngritjes së pikave të kontrollit gjatë fundjavës me qëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve dhe vënien para përgjegjësisë të personave që posedojnë lëndë narkotike, kanë arrestuar në flagrancë Alessio Leggiadro 37 vjeç, banues ne Pistoia Itali.
Ai u arrestua pasi në lagjen Nr. 1, Durrës gjatë kontrollit të automjetit tip Audi me targa AA 625 MT, me drejtues D.T. 20 vjeç, banues në Kavajë, ku si pasagjer ishte dhe e fejuara e italianit, A.T. 32 vjeçe, në çantën të kësaj të fundit u gjet dhe u sekuestrua një sasi lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë. Italiani deklaroi se e kishte futur ai në çantën e të fejuarës, A.T. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.