Policia e Lezhës arrestoi një punonjës të policisë në Komisariatin e Kukësit, ndërsa në pranga ra edhe një 33-vjeçari pasi u kapën me armë pa leje në makinë.
Nënkomisar Armand Myrta, 41 vjeç, me detyrë specialist për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës drejtonte një makinë Mercedes Benz”, me targa AA 350 MB dhe gjatë kontrollit në “kryqëzimin e Milotit” policia zbuloi në sediljen e pasagjerit një pistoletë pa leje. Myrta udhëtonte bashkë me Petrit Demën, 33 vjeç.
Ata akuzohen për veprën penale të “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve dhe municioneve”.
Pas kryerjes së veprimeve paraprake hetimore materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme./b.d