Përfundon në pranga autori i vrasjes së një 28 vjeçari në Bathore, ngjarje që ndodhi më 4 nëntor të këtij viti. Forcat e policisë kanë arrestuar Elson Dacin, 27 vjeçar, i dyshuar kryesor për vrasjen e Valmir Kolaverit.
Arrestimi i 27 vjeçarit u bë në mbrëmje, rreth orës 23:30, brenda dhomës së një hoteli në autostradën Tiranë-Durrës. Arrestohet autori i vrasjes së 28vjeçarit në Bathore, më 4 nëntor të këtij viti. Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e 27vjeçarit Elson (Gazmir) Daci, i dyshuar si autor i vrasjes së shtetasit Valrmi Kolaveri dhe plagosjes së një tjetri
Sipas policisë, 27vjeçari dyshohet të jetë autor i vrasjes se 28vjeçarit Kolaveri dhe plagosjes së Robert Kolaverit. Të dyshuarit ju gjet dhe arma e kryerjes se krimit,një pistoletë TT me 9 fishekë.
Ngjarja
Me 4 nëntor Daci ka qëlluar me armë dy shtetasit Kolaveri në një lokal në zonën e Bathores, në Tiranë. Shtetasi Valter Kolaveri, 28 vjeç, nuk u ka mbijetuar plagëve të marra nga breshëria automatike dhe vdiq në spital një ditë më pas.