Arrestohet në kushtet e flagrancës gjyqtari Ibrahim Hoxha. Policia e Tiranës ka prangosur gjyqtarin teksa ishte duke marrë rryshfet për një çështje.
Në momentet e arrestimit ai ishte në një lokal në Tiranë, ndërkohë raportohet se u ndalua edhe djali i gjyqtarit, pasi ata ndodheshin së bashku kur po merrnin paratë nga një qytetar.
Paraprakisht bëhet me dije se gjyqtari po merrte një shumë prej 6 milionë lekësh.
Ndërkohë raportohet se janë ndaluar edhe dy persona të tjerë të cilët po jepnin rryshfet në këmbim të favorizimit për një çështje. Nuk dihet ende për çfarë procesi bëhet fjalë.