Një shqiptar i kërkuar për vrasje në Itali, është arrestuar në Britaninë e Madhe.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari i arrestuar është 35 vjeç, por nuk japin identitetin e tij.
I arrestuari akuzohet se në vitin 2010, së bashku me një shqiptar tjetër gjatë një zënke, ka vrarë një bashkëkombës në Asti të vendit fqinj.
35 vjeçari është dënuar me 14 vite e dy muaj burg për vrasje.
a.ç










