Pas publikimit të pamjeve ku mësuesi i muzikës Agron Bego ngacmonte seksualisht një nxënëse në shkollën “Jakov Xoxa” në Fier, vjen arrestimi i tij.
Në lidhje me rastin e publikuar mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ “Stop”, ku bëhej fjalë për ngacmimin seksual të një nxënëseje nga mësuesi, policia ka bërë shoqërimin e 63-vjeçarit Agron Bego, banues në Fier.
Në përfundim të veprimeve hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, specialistët për hetimin e krimeve në komisariatin e Fierit, bënë ndalimin e Begos, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi seksual”.
Ndaj tij, materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme proceduriale.
/a.r











