Arrestohet nga policia një shtetas qe ishte ne kerkim dhe ndaj te cilit ishte caktuar ne mungese “arrest me burg”.
Në pranga u vu shtetasi Marjus Barjami, 27 vjeç, banues në Vlorë.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka bërë arrestimin e tij në kuadër të procedimit penal nr.134 të vitit 2016 nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë, pasi me vendim të kësaj Gjykate i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale:
“Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 284 dhe 333/a të Kodit Penal.
Ngjarja ka ndodhur në Maj të 2016, ku mbi bazën e një Operacioni në bashkëpunim me Krimet e Rënda Tiranë, u bë e mundur asgjësimi dhe sukuestrimi bimëve dhe lëndëve narkotike në fshatrat Treblovë dhe Vezhdanisht.
U sekuestruan edhe armë zjarri e fishekë si dhe u arrestuan 6 persona, ndërsa shtetasi Marjus Barjami u shpall në kërkim si një nga bashkëpunëtorët e këtij grupi.
a.ç