Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 68 vjeçar, pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit të ushtruar, policia gjeti 28 fidanë kanabis në parcelën e Xhemal Muratit.
Njoftimi i policisë
Si rezultat i kontrrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit Policisë Shkodër, në lagjen Markol, fshati Sheldi, në një parcelë në pronësi të shtetasit Xhemal Murati, u gjetën të kultivuara dhe u sekuestruan në cilësin e provës materiale 28 fidanë bimë narkotike të dyshuara Canabis Sativa. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xhemal Murati, 68 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër./javanews.al
c.a