Policia e Elbasanit ka arrestuar një 56-vjeçar nga Korça, i cili kap në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në unazën e qytetit, Elbasan, duke transportuar me furgon, kundrejt fitimit, 4 emigrantë nga Pakistani, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 2 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/a.r