Zbulohet në Tepelenë lëndë narkotike, e cila po transportohej me makinë nga një i ri vlonjat.
Pak pas mesnatës së lënë pas, rreth orës 00.30, në vendin e quajtur “Rruga e Bënçës”, me drejtim lëvizje për në qytetin e Tepelenës është konstatuar automjeti me targa AA 086 AK i drejtuar nga Xheron Alikaj 27 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivët e policisë, në pjesën e sediljeve të pasme u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dy qese me ngjyrë të zezë me lëndë narkotike kanabis sativa, me peshë totale 10.7 kilogramë
I riu u arrestua në kushtet e flagrancës ndërsa vijojnë ende hetimet për të zbuluar origjinën dhe destinacionin e lëndës narkotike, shkruan noa. Në ngarkim të Alikaj materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për ndjekje të mëtejshme, lidhur me veprën penale “Prodhim dhe shitje te narkotikeve