Një 67-vjeçar u arrestua nga Policia e Divjakës pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan në flagrancë Sokrat Gj, pasi në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij P.Gj, 61 vjeçe.
Ai do të hetohet më tej nga Prokuroria e Lushnjes për veprën penale “Dhunë në familje”. /b.d