Është arrestuar një person si i dyshuar për vrasjen e Donjeta Pajazitit. Lajmin për arrestimin e bëri të ditur për KALLXO.com prokurorja Valbona Disha-Haxhosaj. “Mbrëmë në orët e vona është arrestuar një i dyshuar për vrasjen e Donjeta Pajazitit. Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë,“ tha prokurorja Disha-Haxhosaj. Ajo nuk ka dashur të flasë me shumë rreth këtij rasti, sepse sipas saj hetimet janë në fazën fillestare. Më 9 nëntor familja Pajaziti nga Stellci i Deçanit kishte raportuar në Policinë e Kosovë për zhdukjen e vajzës së tyre 24 vjeçares Donjeta Pajaziti.