Policia e Tiranës ka arrestuar një 46-vjeçar, i cili cilësohet si hajduti i marketeve. S.B. është vënë në pranga nga oficerët e Komisariatit nr.1, pasi dyshohet se në rrugën “Budi” ka vjedhur një market.
Burime nga Policia bëjnë me dije se 46-vjeçari dyshohet për disa vjedhje në Tiranë, kryesisht markete. Ai gjente momentin kur shitësin nuk ishin të vëmendshëm për të vjedhur produkte të ndryshme. S.B zgjidhte të merrte produkte ushqimore, por edhe cigare e alkool, të cilat i fshihte poshtë rrobave.
46-vjeçari do të akuzohet për vjedhje, ndërkohë që Policia pritet të dokumentojë të gjitha vjedhjet që ai ka bërë nëpër markete.
shqiptarja.com/d.i.