Arrestohet ‘grabitësi i vetmuar’, 8 vjedhje me armë në Tiranë
Policia e kryeqytetit ka arrestuar një 20-vjeçar që ishte bërë tmerri i efektivëve të policisë pasi dyshohet se ka bërë 8 vjedhje me dhunë, armë zjarri dhe armë të ftohta.
Sipas informacioneve të policisë në operacionin e koduar “Grabitësi i Vetmuar ” ka përfunduar në pranga Silvester Sylaj. Gjatë operacionit është sekruestruar një arme zjarri kallashnikov dhe një maskë.
Ky shtetas dyshohet për veprat penale të “Vjedhjes me dhunë “ si dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje i armëve dhe municioneve luftarake “ parashikuar nga nenet 139 dhe 278/3 i K.Penal si autor i dyshuar i ngjarjes se dates 06.08.2015 që ka të bej me vjedhjen me dhunë të shtetasit S.L, në ambjentet e furrës së bukës “e rrugen “Irfan Tomini ” ne pronesi të tij të shumës 40000 (dyzete mije lekë) të reja ,nën kërcënimin e një arme të ftohtë.
Vjedhjet e realizuara nga Silvester Sylaj
Ngjarje më datë 01.08.2015, tek “Ish Dogana” i ka bërë presion një dhe e ka kërcënuar me një sopat duke i vjedhur shumën prej 10.500 (dhjetë mijë e pesëqind) lekë të reja, si dhe aparatin e telefonit celular “Nokia”
Ngjarje më datë 14.02.2015 , në rrugën e Durrësit, është vjedhur nën kërcënimin e armës së zjarrit e dyshuar si pistolete nje shume perj 32.600 leke në një pikë lojrash fati “Lloto Sport “
Ngjarje më datë 06.09.2015, në rrugën “Teodor Keko”, është vjedhur banesa e një shtetaseje, ku i kanë marrë një sasi parash dhe disa bizhu.
Ngjarje më datë 19.09.2015 në rrugën “Sokrat Miho”, i janë vjedhur pasqyrat dhe kasetofoni mjetit tip Benz me targë AA420ML.
Ngjarje më date 24.09.2015, në Yzberisht, është vjedhur një banesë ku kanë marrë 100.000 lekë .
Ngjarje më datë 20.08.2015, në rrugën “Teodor Keko”, janë vjedhur pasqyrat e mjeteve të tipeve “Benc” me targa AA196EV, dhe AA265IU,
Ngjarje më datë 30.08.2015, në rrugën “Milto Sotir Gurra” Unaza e Re Tiranë, është vjedhur banesa një shtetasi ku janë marrë 400 mijë lekë.









