Policia njofton se ka arrestuar një punonjës të Gardës pasi dyshohet si autor i plagosjes së një të riu.
Në pranga ka rënë 22 vjeçari Florjan Hysa me detyrë trupë shoqërimi pranë Gardës së Republikës.
Mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ramadan Çitaku”, në kryqëzim me rrugën e “Balshajve” në Tiranë, për motive të dobëta, Florjan Hysa ka plagosur rëndë me armën e shërbimit, pistoletë tip “Bereta”, 22 vjeçarin Lorenc Doçi.
Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.
Policia po heton për konfliktin që mund të ketë ndodhur mes dy të rinjve.