Një shtetas shqiptar i pastrehë është vënë në pranga nga policia italiabe në Compagnia di Città di Castello. Sipas mediave italiane, shqiptari identiteti i të cilit nuk është bërë ende me dije kishte hyrë në Itali në mënyrë të paligjshme.
Të riut iu gjet edhe një sasi e vogël lënde narkotike e llojit kokainë. Ai nuk është një emër i panjohur për policinë italiane, pasi edhe në qershor është arrestuar për posedim të lëndëve narkotike dhe mjeteve të ftohta më të cilat dyshohet se kërcënonte qytetarët për vjedhje.
Në momentin kur është pikasur nga karabinierët, shqiptari është përpjekur të arratiset, por nuk ia ka arritur të largohet pasi është ndjekur dhe vënë në pranga nga policia.
Pas arrestimit, nisur nga pozicioni i tij klandestin në Itali, i riu është shoqëruar përfundimisht në kufi me një dekret dëbimi.
/s.f











