• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Arrestohet bossi shqiptar i Evropës, sekuestrohen 2.5 kg kokainë e pastër

by A R
19/05/2017 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia italiane ka arrestuar 47-vjeçarin shqiptar me inicialet H.Z., i cili konsiderohet të jetë bosi i trafikut të drogës në Evropë.

Shtetasi shqiptar dhe një korrier u arrestuan dhe iu sekuestruan në Ozimo rreth 2.5 kilogramë kokainë të pastër.

47-vjeçari shqiptar me inicialet H.Z., është arrestuar nga policia italiane në Ozimo pasi konsiderohet të jetë “bosi” i një organizate trafiku droge italo-shqiptare.

Mediat vendase kanë publikuar fotografi të momentit të arrestimit. Shqiptari si dhe një korrier droge, italian, kishin me vete në momentin e arrestimit rreth 2.5 kg kokainë të pastër. Korrieri i drogës që furnizonte organizatën kriminale, një italian me iniciale B.R., 65 vjeç është ndaluar nga efektivët gjatë natës së dy ditëve më parë teksa lëvizte me një automjet tip “Fiat Croma” në autostradën, në Modena.

Në automjetin që vinte nga Roterdami i Holandës, u gjetën të fshehura dy paketime, brenda së cilave ishin 2.5 kg kokainë e pastër, e mbështjellë me celofan. Droga ishte fshehur në sediljen e pasme. Lënda narkotike, së bashku me automjetin u sekuestruan. I arrestuari ka evituar kontrollet doganore në kufi me Belgjikën, Luksemburgun, Francën dhe Zvicrën, shkruan ABCNews.

Droga, me vlerë 400.000 euro, ishte parashikuar të ndahej në doza të vogla në banesën e korrierit italian. Në të njëjtën kohë, u arrit të identifikohej dhe u arrestua në komunën Jesi të Ancona-s edhe shqiptari, koka e organizatës së drogës. 47-vjeçari H.Z., pa një vendbanim fiks në Itali, i martuar, ka precedentë të mëparshëm. Leja e tij e qëndrimit në shtetin fqinj ishte e rregullt, ndërsa raportohet se shqiptari rezultonte i papunë. Ai u gjurmua mëngjesin e së enjtes dhe u ndalua në rrugën “Erbarella”, teksa lëvizte me një makinë.

Automjeti u bllokua dhe 47-vjeçari u zbrit nga efektivët, të cilët e prangosën në rrugë nën akuzën e posedimit dhe importimit të substancave narkotike me qëllim shitjen, e kryer në bashkëpunim. Në kuadër të aksionit, agjentët kontrolluan në një banesë në Punta Marina Terme, Ravenna, e një të afërmi të të arrestuarit. Pikërisht në atë banesë, H.Z. kishte fjetur një natë më parë. Në dhomën e gjumit të banesës, të fshehura nën dyshek, u gjetën 10.6000 euro të cilat u sekuestruan, pasi dyshohen se vijnë nga trafiku i drogës./a.m.

Next Post
Akuza për trafik droge, arrestohet vëllai i ish-deputetit të PS

Akuza për trafik droge, arrestohet vëllai i ish-deputetit të PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In