Arrestohet në Vlorë, biznesmeni i njohur Pëllumb Petritaj, i cilësuar si ‘peshku i madh i Jugut’.
Burime nga Policia bëjnë me dije se Petritaj është arrestuar pasi dyshohet të jetë autor i kryerjes së veprave penale “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
Mësohet se biznesmeni ka pasur postin e kryetarit të Partisë Republikane të Vlorës.
Biznesmeni është dënuar në prill të këtij viti me 3 vite burg për akuzën e tjetërsimit të pronave në Vlorë. Ky i fundit akuzohet në qytetin e Vlorës si një nga njerëzit që nëpërmjet dokumentave të falsikuara ka arritur të tjetërsojë shumë sipërfaqe tokësore në zonën e Karaburunit dhe Zvërnecit në Vlorë.
a.ç