Një burrë në Greqi u vu në pranga mbrëmjen e së martës, pasi kishte harruar brenda mjetit vajzën e tij 4-vjeçare. Kalimtarët e kanë gjetur të mbyllur brenda një automjeti në oborrin e supermarketit në Missolonghi, raportojnë mediat greke.
Menjëherë janë lajmëruar autoritetet, ku policia ka thyer xhamin e mjetit dhe ka nxjerrë vogëlushen.
Është njoftuar nëna e 4-vjeçares, e cila ka shkuar në vendngjarje. Të shoqëruar nga një makinë patrulle, e mitura dhe nëna e saj u dërguan në spital.
Vogëlushja qëndron e shtruar në spital për arsye parandaluese, ndërsa ndaj babait është ngritur një akuzë për ekspozim në rrezik të vajzës së tij.