Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen me dhunë të një dyqani të ndodhur pak ditë më parë në rrugën e Durrësit. Në pranga lidhur me rastin është vënë 23-vjeçari Ardian Voca, banues në Kasalle Kamëz – Tiranë, i cili ka vjedhur me dhunë dyqanin në rrugën e “Durrësit“ nën administrim të K. B., 19 vjeçe.
Gjatë kontrollit të ushtruar në godinën një katëshe në fshatin Kasalle, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura dhe konkretisht: 20 unaza, 15 varëse , 11 byzylykë, 4 ora dore, 3 mbajtëse unazazh, 7 mbajtëse orash si dhe një aparat celular.
Lidhur me këtë ngjarje, policia thotë se materialet janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale, për veprën penale “ Vjedhja me dhunë”.
ma.me










