Policia e Tiranës ka arrestuar një 41 vjeçar, pasi lëviztë në kryeqytet me pistoletë. Sipas informacioneve paraprake, personi me iniciale A.K ka pasur si synim organizimin e një vrasje dhe dyshohet se është një vrasës me pagesë.
Ai është arrestuar sot në bulevardin “Gjergj Fishta” pranë ish-ekspozitës.
I ndaluari 41 vjeçar po merret në pyetje nga e Policia e Tiranës e cila sqaron se personi në fjalë ka qenë i dënuar më parë me 15 vite burg për veprën penale “Vrasje dhe Grabitje”.









