Arrestohet në Tiranë një 35 vjeçar egjiptian i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Interpol Tirana, në kuadër të kontrolleve të shtuara dhe verifikimeve të detajuara të dokumenteve të udhëtimit, kryesisht të personave që shfaqin probleme apo dyshime gjatë intervistimit, kanë ndaluar për verifikim egjiptianin me iniciale A. E.
Nga verifikimet ka rezultuar se 35 vjeçari, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Kuvajt, për veprën penale “Thyerje e besimit”, parashikuar nga Kodi Penal i Kuvajtit. Arrestimi i tij i përkohshëm është bërë me qëllim ekstradimi drejt Kuvajtit.
/b.h