Një 32- vjeçar i cili kishte dalë pa autorizim është arrestuar në Krujë pasi ka kundërshtuar me dhunë policët.
Personi në fjalë është nga Hasi me inicialet G.S, dhe nuk kishte autorizim për lëvjen në këmbë.
Ai është kontrolluar nga Policët ku është konstatuar se ai nuk kishte as autorizim dhe as mjet identifikimi.
Gjatë shoqërimit në komisariat ai është arrestuar teksa pretendonte se kishte ardhur tek disa njerëz të tij në Krujë.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Lëviste pa autorizim për këmbësorët dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë, vihet në pranga 32-vjeçari nga Hasi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për zbatimin e masave, me qëlllim parandalimin e përhapjes së COVID -19, gjatë kontrollit për autorizimin përkatës të lëvizjes për këmbësorët, kanë ndaluar për kontroll të lejes së daljes, shtetasin G. S.
Ky shtetas nuk ishte i pajisur as me autorizim, as me dokument identifikimi dhe gjatë shoqërimit për në ambientet e Policisë për të verifikuar gjeneralitetet, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. S., 32 vjeç, banues në Has, i cili pretendonte se kishte ardhur te disa njerëz të tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
/a.r