Arrestohet 24-vjeçari, kërcënoi me jetë ish-të dashurën
Një 24-vjeçar, është arrestuar nga Policia e Korçës pasi ka kërcënuar me jetë ishtë dashurën e tij.
Erigest Shkëmbi është arrestuar pas kallëzimit të bërë nga shtetasit: E.D, 25 vjeç, banues në Korçë si dhe J.S, 20 vjeç, banuese në fshatin Voskop, të cilët deklarojnë se në lagjen 3 në Korçë, janë kanosur me fjalë dhe kërcënuar me jetë nga Shkëmbi.
Ky pretendon se ka pasur një lidhje dashurie më parë me 20 vjeçaren. Kjo shtetase, është kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme, me telefon si dhe nëpërmjet rrjetit social Facebook, nga 24 vjeçari. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Kanosj