Një 19-vjeçar është arrestuar në Shkodër në operacionin e koduar “Livadhet 3”. Në shtëpinë e tij u gjetën mbi 164 mijë euro të falsifikuara, municion luftarak, tetë celularë, një makinë të vjedhur në Fushë Krujë në vitin 2019 dhe dy targa të vjedhura në Tiranë vitin e kaluar.
“Vijon puna intensive për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit të arrestuar”, njoftoi policia.











