5 muaj pas plagosjes me armë të 30-vjeçarit Rexhep Gjeli në kryeqytet, uniformat blu kanë vënë në pranga autorin e dyshuar të kësaj ngjarje.
Ai është Kevin Cungu 19 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim. 19-vjeçari akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
Gjykata e Tiranës ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë arrest në burg në mungesë.
Më datë 11 Shtator 2020, Kevin Cungu qëlloi me armë Rexhep Gjelin, duke e lënë të plagosur.
Ngjarja ndodhi në rrugën 5 Maji në Tiranë pas një konflikti të çastit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./a.p