Policia e Fierit ka vënë në pranga dy të rinj të cilët akuzohen për vjedhje.
Ervin Besholli, 22 vjeç, banues në Fier dhe Aldo Hoxhaj, 22 vjeç, banues në Patos janë kapur në flagrancë duke vjedhur kapakë pusetash.
Dy të rinjtë kishin grabitur 9 kapakë pusetash të cilat po i transportonin me makinën e tyre kur janë ndalur nga Policia.
a.ç