Dy shtetas turq janë arrestuar nga policia shqiptare në doganën e Muriqanit në dalje nga vendi ynë, pasi dyshohet se kanë dokumente false.
Të arrestuarit janë Malik Ejder 36 vjeç dhe Bayram Çekir 34 vjeç. Ata paraqitën karta identiteti rumune, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Turqit u arrestuan në flagrancë dhe akuzohen për falsifikim të letërnjoftimeve.
a.ç