• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Arrestohen dy policë dhe një zjarrfikës, i çuan në shtëpi ndihmat për tërmetin

by A R
29/11/2019 10:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme 2 punonjës policie, 1 punonjës të Shërbimit Zjarrfikës, ndërsa ka proceduar penalisht 2 shtetase të tjera për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

“Arrestimi i tyre u krye pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me publikimin e një video në media, ku shfaqeshin pamje të transportimit e përvetësimit të një sasie të konsiderueshme pakosh ushqimore (të sekuestruara në cilësinë e provës materiale) të destinuara për banorët e prekur nga situata e tërmetit”-thekson policia.

Njoftimi i policisë:

SHÇBA arreston 2 punonjës policie, 1 punonjës të Shërbimit Zjarrfikës, si edhe procedon penalisht 2 shtetase për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Shpërdorimit të detyrës”. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka arrestuar mbrëmë në flagrancë shtetasit:

– A.Z., me detyre Shef i Seksionit të Rendit pranë Komisariatit të Policisë Rinas, për veprën penale të “Mashtrimit në bashkëpunim”;

– E.H., me detyrë Komandant skuadre në Seksionin e Rendit pranë Komisariatit të Policisë Rinas për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

– A.T., me detyrë punonjës i shërbimit zjarrfikës pranë PMNZSH Kombinat, për veprën penale të “Mashtrimit, e kryer në bashkëpunim”.

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë shtetaset V.Z. dhe Sh.T. për veprën penale të “Mashtrimit”, kryer në bashkëpunim.

Procedimi i tyre u krye pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me publikimin e një video në media, ku shfaqeshin pamje të transportimit e përvetësimit të një sasie të konsiderueshme pakosh ushqimore (të sekuestruara në cilësinë e provës materiale) të destinuara për banorët e prekur nga situata e tërmetit.

Materialet hetimore proceduriale do t’i dërgohen Prokurorisë Tiranë për hetime të mëtejshme. SHÇBA fton çdo qytetar të denoncojë në numrin jeshil 0800 90 00, për çdo rast abuzimi të punonjësve të Policisë së Shtetit, duke garantuar reagim të shpejtë e në kohë.

Next Post
Përbënin rrezik pas tërmetit, shemben katër pallate në Thumanë

Përbënin rrezik pas tërmetit, shemben katër pallate në Thumanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

7 të arrestuar nga shpërthimi me tritol, si e zbuloi policia grupin

7 të arrestuar nga shpërthimi me tritol, si e zbuloi policia grupin

March 17, 2026

810 mijë nuk votojnë sot. Ndër ata që votojnë, PS merr pothuaj sa dyfishi votave të PD-ASHM

March 17, 2026
Dy kompani kineze dhe një iraniane sanksionohen për sulme kibernetike kundër BE-së

Dy kompani kineze dhe një iraniane sanksionohen për sulme kibernetike kundër BE-së

March 17, 2026
Finalizohet operacioni “Synimi”: Sekuestrohen 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë

Finalizohet operacioni “Synimi”: Sekuestrohen 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë

March 17, 2026
Izraeli njofton vrasjen e Ali Larijanit, por Irani lë të kuptohet se është gjallë

Izraeli njofton vrasjen e Ali Larijanit, por Irani lë të kuptohet se është gjallë

March 17, 2026
Në paraburgim në Dubai, Durim Bami vazhdon betejën ligjore, më 24 dhjetor seanca gjyqësore që vendos fatin e tij

GJKKO kalon për gjykim shtatë të pandehur të dosjes “Revanshi”, mes tyre edhe Durim Bami

March 17, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

PD bojkotoi rezolutën e Kuvendit, Berisha e shpall nga selia Iranin shtet terrorist

March 17, 2026
Tragjike në Tiranë! Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan me motor elektrik

Tragjike në Tiranë! Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan me motor elektrik

March 17, 2026
Ndjekje si në filma, bie në pranga 46-vjeçari në Shëngjergj, u kap me armë e municion

Ndjekje si në filma, bie në pranga 46-vjeçari në Shëngjergj, u kap me armë e municion

March 17, 2026
Niazi Jaho: Masat e sigurisë, një hap i vonuar, por i nevojshëm nga Gjykata e Lartë

Niazi Jaho: Masat e sigurisë, një hap i vonuar, por i nevojshëm nga Gjykata e Lartë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In