Policia e Kosovës ka arrestuar 9 persona me akuzën se kanë kryer veprat penale: organizim të skemave piramidale, bixhozit’ dhe ‘krim të organizuar’.
Arrestimet kanë ndodhur par një operacion të gjerë policor në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe ATK-në, në pesë rajone të ndryshme. Janë kontrolluar 21 lokacione në rajonet e Prishtinës, Pejës Gjakovës, Gjilani dhe Ferizajt, transmeton tv Arta.
Gjatë këtij operacioni policor janë sekuestruar si prova materiale, 2 armë zjarri, 9 fishekë, 125 aparate të lojërave të fatit, 1 rulet,10906.10 € euro para kesh dhe pajisje të tjera.