utoritetet spanjolle shkatërruan një bandë kriminale shqiptare që kontrabandonte 5 tonë kokainë të fshehur brenda një ngarkese banane, ku për pasojë u arrestuan 5 persona.
Droga u kontrabandua në portin e Malaga-s dhe më pas u kap pasi u transportua në një magazinë në një pronë industriale në Alicante. Sipas mediave spanjolle, kjo ishte kapja më e madhe e lëndëve narkotike.
Kokaina, e cila vinte nga Ekuadori në një ngarkesë banane, kishte një pastërti prej 87% dhe do të kishte vlerën e më shumë se 265 milionë eurove në treg.