Arrestohen 4 shqiptarë në Athinë
4 shqiptarë të përfshirë në trafik droge dhe prostitucion janë arrestuar nga policia greke në Athinë.
Të arrestuarit janë të moshave nga 21 deri 31 – vjeç. Njëri prej të arrestuarve, 21 – vjeçar, akuzohet se kishte mashtruar përmes Facebook-ut një 24 – vjeçare, për t’a shfrytëzuar më pas si prostitutë në Greqi.
Ata e kishin detyruar të kryente marrëdhënie seksuale me një klient, për 200 euro.
Gjatë kontrollit në apartamentin e tyre në qendër të Athinës, shqiptarëve iu sekuestruan 162 kg marijuanë, 8.570 euro, një peshore precizioni, 9 celularë dhe një automjet.
Ndërsa 24 – vjeçares iu ofrua asistenca që parashikohet me ligji për viktimat e prostitucionit
Redaksia Java News/ f.g