Policia e Tiranës ka arrestuar 22 striptiste në klubet e natës, me akuzën për ushtrim prostitucioni. Të shoqëruarat në komisariatet 2 dhe 3 të kryeqytetit janë nga Shqipëria, Rumania e Serbia. Përveç zhveshjes në skenë, 22 vajzat dyshohen për prostitucion. Veç tyre, janë shoqëruar edhe pronarët e lokaleve, të cilët, veç favorizimit të prostitucionit, akuzohen edhe për ushtrim pa leje të lojërave të fatit.









