• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Arrestohen 2 shpërndarës droge, mes tyre edhe një polic i burgjeve (VIDEO)

by Java News
04/03/2016 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forcat e policisë kanë vënë në pranga dy persona, mes tyre edhe një punonjës të policisë së burgjeve. Elton Lala, 29 vjeç, punonjës i policisë së Burgjeve dhe Shkëlzen Duçka, 28 vjeçar, janë arrestuar pasi ata ushtronin aktivitetin e prodhimit dhe shpërndarjes së drogës në zonën e Farkës, në afërsi të daljes së kryeqytetit. Ata janë kapur pranë një qendre tregtare në Tiranë, teksa kishin me vete rreth 9 kg drogë.

Ministria e Brendshme ka postuar edhe një video të momentit të arrestimit të tyre.


Arrestohet polici i burgjeve by gazeta-panorama

Njoftimi i policise
Finalizohet operacioni” FLASH “

Sekuestrohen rreth 10 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Cannabis Sattiva”.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Seksioni Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative   ka arritur të dokumentojë veprimtarinë e paligjshme në fushën e narkotikëve të dy shtetasve të cilet u kapën  në flagrancë në dalje të  Tiranës, në afërsi të një qendre tregtare.

Aktivitetin e paligjshëm në drejtim të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, këta dy shtetas e ushtronin kryesisht në dalje të Kryeqytetit në zonën e Farkës.

Kur janë konstatuar nga Policia, shtetasit ishin jashtë automjetit të tyre dhe ndërkohë njëri prej tyre  largohet në këmbë në drejtim të rrethrrotullimit Tiranë – Elbasan por  ndërhyrja e menjëhershme e forcave të policisë bëri bllokimin dhe ndalimin e tij.

Ky shtetas u identifikua si punonjës policie dhe nga kontrolli i  dokumentit të identifikimit rezultoi të jetë punonjës i Policisë së Burgjeve.

U bë arrestimi në flagrancë i tyre ,  konkretisht:

●  Elton Lala, 29 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës i Policisë Burgjeve.

●Shkelzeni Duçka, 28 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e mjetit janë gjetur dy qese  të zeza të ngjitura  me  izolant me lëndë bimore të  dyshuar “Cannabis Sattiva”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar :

• 8.6 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Cannabis Sattiva”
• Pistoletë e shërbimit tip TT, model 56
• Dy krehër me 14 fishekë
• Një automjet  i tipit “Mercedes-Benz “, me targa “TR 5686 I”
•4 telefona celular.

Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tirane për veprën penale të  “Prodhim dhe Shitje te narkotikeve”, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal. –

Next Post

Kallashi ska çfarë bën dhe... e krahason gjoksin e vet me dy vezë të skuqura (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

“Epsteini” ynë

February 6, 2026
Nga përndjekja e Zef Brozit, te Sollaku, Ina Rama e Dumani, Lamallari i kujton Berishës sulmet ndaj drejtësisë: Me ligjin 7501 futët Shqipërinë në vëllavrasje

Kush janë 447 personat që do lirohen pas amnistisë? Flet Ministri Lamallari

February 6, 2026
Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

February 6, 2026
Reshjet e shiut përmbytën Himarën, uji vërshon në katet e para të banesave dhe bizneseve

Reshjet e shiut përmbytën Himarën, uji vërshon në katet e para të banesave dhe bizneseve

February 6, 2026
Hapet gara për drejtuesit e 9 shërbimeve kryesore në QSUT

Hapet gara për drejtuesit e 9 shërbimeve kryesore në QSUT

February 6, 2026
Ministri Blendi Gonxhja: Arbër Minxhozi emërohet Drejtor i Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.

Ministri Blendi Gonxhja: Arbër Minxhozi emërohet Drejtor i Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.

February 6, 2026
Dështoi të vjedhë Postën, autori në Shkodër tenton të grabisë edhe një market

Dështoi të vjedhë Postën, autori në Shkodër tenton të grabisë edhe një market

February 6, 2026
Dyshohen për vjedhje votash në Gjakovë, kërkohet paraburgim ndaj 22 personave

Dyshohen për vjedhje votash në Gjakovë, kërkohet paraburgim ndaj 22 personave

February 6, 2026
VIDEO/ Demokrati-Berishës: Ose nxirrni kandidatin politik të Tiranës, ose hiqni dorë!

VIDEO/ Demokrati-Berishës: Ose nxirrni kandidatin politik të Tiranës, ose hiqni dorë!

February 6, 2026
Sulmi ndaj Sulës, Spaho ironizon Nokën: Ka të drejtë Flamuri, ata që Doktori mban afër janë zgjedhje të gabuara!

Sulmi ndaj Sulës, Spaho ironizon Nokën: Ka të drejtë Flamuri, ata që Doktori mban afër janë zgjedhje të gabuara!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In