• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Arrestohen 2 bosat e “Ndraghetas”, prej vitesh fshiheshin në bunker

by Lorenc Vangjeli
29/01/2016 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ata kërkoheshin prej 10 vitesh, por ishin zhdukur si të ishin fantazma. Të premten në mëngjes skuadra speciale e policisë në Reggio Calabria i gjeti dhe arrestoi në një bunker Giuseppe Crea, djalin e bosit të mafias të quajtur Teodori dhe Giuseppe Ferraro, një nga protagonistët e grupimit të Ndraghetas, që operonte në zonën Oppido Mamertina që ka nisur veprimtarinë kriminale në vitet 50’të.

Giuseppe Ferraro

Ai cilësohet si një nga bosat më të mëdhenj të mafias. Gjurmët e tij humbën në vitin 1998, por emri i tij dlite në dritë sa herë që në lagjen ku kishte ndikim ndodhte ndonjë krim. Ai i shpëtoi një aksioni policor në vitin 2012, kur në lagjen Oppido Mamertina kishin ndodhur një seri vrasjesh të organizuar nga Ferraro. Gjyqtarët e Reggio Calabria, dyshonin për një sërë krimesh që përfshinin familjet Mazzagatti-Polimeno në luftë me grupin Ferraro-Raccosta.

Hakmarrje bandash

Disa eksponentë të këtyre familjeve kishin bërë grabitje në kishë dhe për këtë u kritikuan nga Bonarrigo. Një shkëndijë e cila shkaktoi hakmarrje të përgjakshme. Anëtarë të familjeve Ferraro-Raccosta vranë kapon Domenico Bonarrigo. Ndërkohë, Francesco Raccosta i konsideruar vrasësi i Bonarrigos, u vra në mënyrë mizore dhe i’u hodh si ushqim derrave. Lufta midis bandave ka shkaktuar edhe viktima të pafajshme, si vogëlushja 9-vjeçare Maria Angela Ansalone e cila u vra gabimisht gjatë një përplasje me armë mes bandave teksa ishte në automjet me gjyshin e saj.

Një bos i ri

Edhe Giuseppe Crea, i dënuar për përfshirje në aktivitete mafioze, pavarësisht moshës së re ishte bërë një bos i madh. Pas kapjes së babait të tij, ai u vendos në krye të bandës “Rizziconi”. Vitet e fundit policia e kishte atë nën vëzhgim. Ishte një ndër objektivat parësorë të olicisë, pasi Giuseppe Crea konsiderohej ndëj bosët kryesor të Ndraghetas. Vitet e fundit hetimet treguan se ai kishte përfituar qindra mijëra euro duke bërë pastrim parash.

Në të njëjtin bunker

Dy bosat kishin zgjedhur të jetonin në fshehtësi së bashku. U gjetën pas muajsh të tërë gjurmimi. Streha e tyre ishte një bunker, i fshehur në një shkëmb jo shumë lehtë i arritshëm. Ndërtesa ishte e paisur me të gjitha mjete e nevojshme moderne për jetesë. Po ashtu, polciia gjeti arsenal armësh si dhe dokumente të shumta të cilat do të hetohen.

Corriere.it/ Javanews.al

Next Post

Frenimi i fluksit të emigrantëve, Gjermania zgjeron hartën e vendeve të sigurta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In