Janë arrestuar 10 shqiptarë në Bujanoc, pas brohoritjeve kundër serbëve. Ministri i brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviç ka thënë se janë arrestuar 10 shqiptarë në Bujanoc, pasi kanë përcjellë mesazhe kundër serbëve. “Kjo është shumë themelore, ne nuk mund të lejojmë dikë që të fyej Serbinë.
Kundër tyre do të ngritën akuza për nxitje racore, nder fetare, kombëtare dhe të intolerancës”, tha Stefanoviç, shkruan Kurir.rs.
Kurir shkruan se shumë shqiptarë gjatë festës së kualifikimit të Shqipërisë në Kampionatin Evropian, kanë brohoritur: “Vritni, masakroni serbët që të mos ekzistojnë”.