Kryeministri Edi Rama ka treguar se kur do të flasë mbi çështjen e deputetit Saimir Tahiri, lidhur me kërkesën e Prokurorisë për Krime të Rënda për arrestimin e tij si i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Rama shkruan në “facebook” se qëndrimin e tij do ta mbajë nesër në orën 08:30 të mëngjesit, përpara Grupit Parlamentar Socialist. Ndër të tjera, i pari i qeverisë njofton se nuk do ta zhvillojë sot ‘Komunikimin Javor”, por ky i fundit do të bëhet pikërisht nesër, ku temë do jetë çështja ‘Tahiri’.
“KOMUNIKIMI I JAVËS. Komunikimi javor do të bëhet në këtë faqe nesër në mëngjes, ora 8.30, përpara Grupit Parlamentar Socialist, mbi kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda lidhur me deputetin Saimir Tahiri. Faleminderit!”, shkruan Rama.











