Pas arrestimet të kryetari të Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shkuar në këtë qytet, ku ka zhvilluar nje takim me strukturat e PD në këtë qark. Basha mesohet te jete shprehur se te gjithe duhet te jene te barabarte perpara ligjit dhe ka kerkuar qe drejtesia te mos jete selektive. :PD kerkon hetim te paanshem, jo politik dhe profesional”, ka deklaruar Basha. Pak pas takimit Basha shkoi edhe në protestën e simpatizantëve dhe familjarëve të Frrokajt, para Policisë së Lezhës. Në këtë takim Basha shoqërohet nga deputetët demokratë, Aldo Bumçi, Flamur Noka dhe Edi Paloka.