Gazetari Artan Hoxha i ftuar në “Opinion” në “TV Klan”, ka folur për akuzat e ish-drejtorëve të Autoritetit Rrugon në Shqipëri dhe hetimet për shpërdorim detyre. Hoxha tha se hetimet për ish-drejtorët kanë nisur prej 3 vitesh por që u penguan.
Prokurorja e çështjes është penguar nga eprori i saj paraardhës. “Të dy drejtorët janë akuzuar për shpërdorim detyre dhe jo për korrupsion.
Që prej tre vitesh janë bërë letrat, por nuk është hetuar pasi kjo çështje është penguar nga eprori paraardhës. Ka pasur ndryshim kohët e fundit sepse ka shkuar një prokuror tjetër” tha Hoxha.