• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 13, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arrestimi i Veliajt/ Ish-Prokurori: Kundër këtij standardi, kryebashkiaku i New York hetohet në gjendje të lirë

by A M
17/02/2025 22:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-prokurori Ervin Karanxha i ftuar në Report Tv komenton arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Karanxha thotë se përplasja me SPAK ka nisur vetëm pas ekzekutimit të masës arrest me burg, duke theksuar se Veliaj do duhet ta kishte nisur mbrojtjen e tij më herët, për të ballafaquar pretendimet që ngre ndaj prokurorit.

Në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, Karanxha thotë për gazetarin Ilir Babaramo se ky standard i drejtësisë ka kohë që është vendosur me masa të ashpra sigurie, ndërkohë që thekson se në Amerikë veprohet ndryshe ku kryebashkiaku i New Yorkut i akuzuar për korrupsion është në gjendje të lirë.

“Masa e sigurisë është zbatuar dhe më pas ka nisur me procedurën ligjore, ky ka qenë edhe momenti i përplasjes. Përplasja ka nisur pas zbatimit të masës së sigurisë. Kjo ka sjellë këtë debat. Në rastin konkret, Veliaj që në fillim që është paraqitur në SPAK duhet të merrte masat për mbrojtjen. Qysh kur kishte pretendimet duhej të ishin ngritur në formën e kërkuar nga ligji, mbrojtja nuk bëhet nëpër media. Lind pyetja është vendosur standard tjetër për Veliajn? Ky standard ka kohë që është vendosur, nuk jam dakord me këtë standard. Ky është standard i vendosur më parë. Në Amerikë ka tjetër standard, kryetari i bashkisë së New York i akuzuar për korrupsion është në gjendje të lirë”, tha Karanxha.

Me ironi e komenton kallëzimin anonimin ndaj Veliajt.

“Pse letra e ‘Jovan Bregut’ ka ecur me vrap, më shpejt dhe këto të tjerat më ngadalë? Kjo është pyetja tani?”, vijon Karanxha.

Sa i takon deklaratave të Ramës për SPAK, avokati Përparim Çaça thotë se kryeministri nuk ka mbajtur të njëjtin standard kur u tërhoq zvarrë Ilir Meta.

“Ky kryeministër është vetëm për Veliajn, apo gjithë shqiptarët. Të njëjtin standard duhej të kishte mbajtur edhe kur u tërhoq zvarrë presidentin e tij, kryeministër e ka votuar ai. Pse nuk e mbajti të njëjtin standard, apo tani që më erdhi te dera e shtëpisë, duhet të mbrohem”, vijon Çaça.

Edvin Kulluri nga ‘Djathtas 1912’ thotë se është prishur standardi moral i palëve politike.

“Më kërcënimet që ka bërë, bashkë me kërcënimet që ka bërë Bushka. Del deputetja e kërcënon dëshmitarin në zyrën e Avokatit të Popullit. Këtu është prish standardi moral i tyre, sot çonte njerëz për të protestuar, të mërkurën përdoret fjalën grusht shteti. Kur ti një institucion, një degë e pushteti shkon të kërcënojë një degë tjetër që është drejtësia, për mua është tentativë për grusht shtetit. Nuk kanë hapur gojën as kur u arrestua Malltezi, as për Metën, as Ahmetajn që e kanë shpallur armik të brendshëm të partisë. Kush ka shkel ligji të hetohet, por të na bëjnë viktimat”, tha Kulluri.

Next Post
Avokatja: Gjykata e Lartë do të jetë çelësi i karrierës politike të Veliajt

Avokatja: Gjykata e Lartë do të jetë çelësi i karrierës politike të Veliajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In