• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arrestimi i Tahirit/ Basha me strukturat e PD: Provoi akuzat tona, ky është fillimi

by Java News
07/02/2022 11:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me demokratët e degës numër 6 në kryeqytet ka thënë se PD është parti vlerash dhe që mendon për qytetarët.

Ai ka theksuar se nën sundimin e Edi Ramës, Shqipëria ka njohur lulëzimin e krimit dhe rrënimin e ekonomisë. Basha thekson se PD ka denoncuar e para korrupsionin e ish-ministrit Saimir Tahiri, e kjo sipas Bashës vërteton drejtësinë e kauzave të tyre.

“Ajo që ka ndodhur në këto 8 vite sundimi të Edi Ramës, është vrasja graduale e shpresës. Ky është krimi më i madh i klikës së tij, ky është krimi më i madh mbi shqiptarët, familjet dhe fëmijët e tyre. Vrasja e shpresës nuk është metaforë. Është ajo ndjesia që i rëndon shumicës së shqiptarëve për bukën e përditshme, për fatin e fëmijëve, për të nesërmen e tyre, për sigurinë e vendit të punës për ata që kanë punë dhe për ata që plaken para kohe në kërkim të një pune që nuk e gjejnë kurrë. Për të ardhurat e pamjaftueshme për të siguruar bukën e gojës, jo me një jetesë normale me dinjitet. Për shërbime që duhet t’i kryej shteti, që nga rendi dhe siguria e drejtësia, e deri tek shëndetësia e arsimi, sepse për ato i merr taksat nga shqiptarët. Dhe taksat i ka rritur.

Të gjitha taksat i ka rritur, por shërbimet jo vetëm nuk i bën , por i ka sh’bërë dhe i ka dorëzuar në duart e një grushti oligarkësh, të cilët këto para i ndajnë me pushtetarët, por shërbime nuk shohim. Vitin e kaluar pensionet nuk janë rritur as sa inflacioni. Është ky lloj korrupsioni që ka gërryer mirëqenien e shqiptarëve. Është ky aliazh i krimit dhe korrupsionit me politikën që kanë shkatërruar shpresën e shqiptarëve .

Çfarë mund të bëjmë të gjithë së bashku? Po pse jemi mbledhur ne dhe jo të tjerë? Pse në këtë kohë kur për zemërdobëtit, oportunistët, servilët, përfituesit, më e thjeshta do të ishte të rinit në shtëpi. Pse ne jemi kaq shumë në këtë sallë?

Ne këtu jemi një grupim vlerash, ne jemi këtu një grupim besimesh, ne jemi këtu një grupim idealesh, ne jemi këtu një grupim parimesh që quhet Partia Demokratike e Shqipërisë. Nuk ka dy, ka vetëm një Parti Demokratike të Shqipërisë. Është ajo Parti Demokratike që nuk reshti së denoncuari prej ditës së parë aferat e Saimir Tahirit si ministër i Brendshëm. Njeriut që nga njëra anë shtypte dhe përdhoste kundër ligjit të drejtat e të gjithë shqiptarëve, e në veçanti të demokratëve në Kombinat, në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë dhe nga ana tjetër ishte në krye të operacionit të kanabizimit të vendit, një proces që ne e kemi denoncuar prej ditës së parë dhe që i ka sjell të zeza dhe vetëm fatkeqësi vendit dhe familjeve shqiptare dhe prindërve shqiptarë të qindra mijëra bijve të tyre këtu dhe jashtë vendit. E pra, sot jemi bashkë këtu, ndërkohë që Sajmir Tahiri është dënuar dhe ndodhet në qeli. Që vërteton drejtësinë e betejës tonë, drejtësinë e kauzave tona”.

Të njëjtën gjë kemi bërë me inceneratorët, djegësit , që ta përkthejmë shqip, djegësit. Dy ekzistues, Elbasani dhe Fieri, ekzistues në kuptimin që kanë karabinanë, dhe një që as nuk duket fare këtu në Tiranë, që në fakt çfarë djegin? Djegin paratë e shqiptarëve! 430 milionë euro aferë, kemi 5 vite e kusur që e denoncojmë, ditë për ditë, nganjëherë javë me rresht, në konferenca live për shtyp, sepse e dinim që kur vinte ora e lajmeve, do i fusnin gërshërët dhe do ta censuronin.

Kush prej jush këtu beson se Saimir Tahiri mund ta kanabizonte Shqipërinë, pa bekimin, pa dijeninë, pa ndihmën dhe pa përfitimin e Edi Ramës? A ka shqiptar që e beson?

A ka shqiptar që e beson që 430 milionë euro nga taksat e vendit do të shkonin në xhepat e tre anonimëve, dy prej të cilëve janë në kërkim, siç e kemi paralajmëruar para një viti, pa dijeninë e Edi Ramës? Sigurisht që jo!

Korrupsioni, kriminalizimi, kanabizimi, këto janë veprat e vërteta të Edi Ramës gjatë qeverisjes së tij këto 8 vite! Vrasjen e shpresës, duke vrarë instrumentet e shpresës. Cilat janë instrumentet e shpresës? Cilat janë instrumentet që e kthejnë shpresën në diçka të prekshme? Janë vota e lirë, janë zgjedhjet e lira, janë rrotacioni, ndryshimi i ujit të ndenjur.

Por mekanizmi bazë është asgjësuar! Nga kush është asgjësuar? Në radhë të parë, nga ky pra, Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij, me Saimir Tahirin, me ish ministrin tjetër, që është bishti i aferës së inceneratorëve, megjithëse mbiemrin e ka Koka. Dhe me gjithë grupin e ministrave aktual dhe ish ministrave”, tha Basha.

g.kosovari

Next Post
VIDEO: “Të mallkuar! Ndaloni me budallalliqet tuaja”/ Spikeri ‘shpërthen’ ndaj personave që janë kundër vaksinës

VIDEO: "Të mallkuar! Ndaloni me budallalliqet tuaja"/ Spikeri 'shpërthen' ndaj personave që janë kundër vaksinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja “Toyota Yaris”, merret vendimi nga Gjykata e Lartë për 3.4 milionë eurot e konfiskuara. Ja kujt do i kalojnë

Mbledhja në Gjykatën e Lartë, avokati: “Arresti me burg” duhet të jetë alternativa e fundit

April 9, 2026
Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

April 9, 2026
Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

April 9, 2026
Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

April 9, 2026
Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

April 9, 2026
Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

April 9, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Reuters: Rritet përsëri nafta. Irani po planifikon të vendosë një taksë prej afërsisht 1 dollar për fuçi

April 9, 2026
“Gjyqi mediatik i Veliajt, masakër gurësh e pështymash”, Rama: Prezumimi i pafajësisë, viktima më e madhe e reformës në drejtësi

Sektori i ndërtimit, Rama: E papranueshme që i hidhet baltë, po transformon Shqipërinë

April 9, 2026
Kumbaro në Kuvend: Trajtim financiar dinjitoz për 6761 punonjës të arsimit

Kumbaro në Kuvend: Trajtim financiar dinjitoz për 6761 punonjës të arsimit

April 9, 2026
Nga karta e rezidentit tek rezervimet me pagesë, lançohet Tirana Parking App

Nga karta e rezidentit tek rezervimet me pagesë, lançohet Tirana Parking App

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In