• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Arrestimi i pedofilit që shantazhonte të miturën në rrjetet sociale, ekspertët propozojnë ashpërsim të Kodit Penal

by A M
18/02/2024 20:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur përdorues të rrjeteve sociale po prodhojnë krime që nga gjobë vënia, shantazhi dhe abuzimi seksual, ekspertët propozojnë ashpërsim të Kodit Penal, duke përfshirë vepra të reja.

Një ndër to, në drafin e këtyre propozimeve është edhe dënimi ndaj kujtdo që komunikon virtualisht me qëllimin për të detyruar dhe frikësuar personin tjetër. Kur ky person kryen keqpërdorim të të dhënave personale, duke dëmtuar shëndetin, apo shpërndan materiale të aksesueshme nga të tjerët duke e degraduar në opinionin publik do të dënohet nga një deri në katër vite burgim.

Kur nga përdorimi i rrjeteve sociale shkaktohet vdekja e viktimës , autori do të dënohet me burg në varësi të fajit. Por megjithë propozimet, diskutimet publike nuk kanë nisur ende dhe sakaq keqbërësit kibernetikë po shkaktojnë viktima.

Një 27 vjeçar që punonte shofer në ngarkim shkarkim, është i arrestuari i radhës nga policia e Tiranës, që akuzohet sse ka shantazhuar në Tiktok një të mitur të cilës i kërkonte fotografi intime. Policia njoftoi se gjimnazistja kërkoi ndihmë pasi për dy javë u kërcënua se nëse nuk i dërgonte fotografi nudo, ai do realizonte fotomontazh përmes inteligjencës artificiale.

Policia raporton se krimet kibernetike vitin e kaluar u trefishuan, dhe se ka administruar 650 denoncime, duke nisur ndaj mashtruesve deri tek maniakëve. Në një nga dosjet që TCH disponon, një shtetas me banim në Gjermani udhëtoi drejt Shqipërisë pasi i njohu viktimat e radhës në rrjetet sociale.

Pasi u prezantua me identitet tjetër, policia e identifikoi si Jose Castillo. I akuzuari rrëmbeu 10 mijë euro mbasi iu hodhi neurolaparalizues viktimave ndërkohë që ndaj 42 vjecarit prokuroria e Tiranës kërkoi nëntë vite burgim.

Prokuroria tha se i riu nga Hondurasi i njohur dy shqiptarët në rrjetin social Facebook. Ai komunikoi me ta përmes ‘google translate’ dhe u shtir si një biznesmen që shiste automjete. Policia shkencore nuk qe në gjendje të zbulonte se për çfarë neuroparalizuesi bëhet fjalë ndërsa i dyshuari u kap në kufi për mos deklarim të të ardhurave me një identitet tjetër.

Rasti më i rëndë nën hetim është ai ndaj Altin Çokut që dyshohet se shtyu në vetëvrasje një 27 vjeçare, të cilës i publikoi një fotografi në TikTok.

Next Post
Kremtimi i Pavarësisë/ Kurti e Osmani nuk e përmendën fare Shqipërinë

Kremtimi i Pavarësisë/ Kurti e Osmani nuk e përmendën fare Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In