• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arrestimi i Pajtim Agës për drogë, reagon PD: SPAK të hetojë Dibrën edhe për skandalin e përgjimeve

by Java News
18/01/2020 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas arrestimit të Pajtim Agës për trafik droge, që është vëllai i Robert Agës, shef i qarkullimit në Dibër, që doli edhe në përgjimet e BILD-it, ndërsa sot është shkarkuar nga posti pas ngjarjes. Alibeaj akuzoi se i arrestuari është recitivist për trafik droge dhe vëllai i tij shef policie në Dibër janë ekzekutues të realizimit të planit për vjedhjen e zgjedhjeve, për të cilin interesohej vetë Edi Rama.

“Pajtim Aga, i arrestuari për trafik droge është vëllai i Robert Agës, drejtorit famëkeq të policisë së Dibrës në vitin 2016, i cili del në përgjimet e publikuara nga BILD si “ushtari i bindur” i Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. I arrestuari recitivist për trafik droge dhe vëllai i tij shef policie në Dibër janë ekzekutues të realizimit të planit për vjedhjen e zgjedhjeve, për të cilin interesohej vetë Babloku Edi Rama.

Mjafton që SPAK- u të ketë vullnet për të çuar para drejtësisë që nga trafikantët e rëndomtë të drogës që kanë vjedhur zgjedhjet, si Robert dhe Pajtim Aga, deri tek porositësit e masakrës së zgjedhjeve në Dibër Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe Saimir Tahiri.

Nuk ka provë më të qarte, e më të freskët se kjo ngjarje për t’i kujtuar kujtdo brenda vendit e deri në Bruksel, Berlin e Paris, se plani i vetëm i Edi Ramës për zgjedhjet në Shqipëri është bashkëpunimi gjithnjë e më i fortë, gjithnjë e më i qëndrueshëm, me bandat e krimit dhe bosët e trafikut” tha ai.

Shefi i Policisë së Qarkullimit Rrugor në Dibër, Robert Aga (në 2016 ishte drejtor policie në Dibër) është shkarkuar nga detyra mbrëmjen e djeshme, pasi vëllai i tij Pajtim Aga u arrestua për trafik droge.

Deklarata e plote e PD-se

Arrestimi i përsëritur për trafik droge i Pajtim Agës së dosjes 184, përveçse dëshmon përshkallëzimin e fenomenit kriminal, konfirmon se krimi, trafiku i drogës dhe liria për të vepruar e kontingjentit kriminal ka mbështetjen e shtetit, të qeverise dhe policisë.

Kur krimi lidhjet me zgjedhjet, ai ka mbështetjen direkte të Edi Ramës.

Pajtim Aga, i arrestuari për trafik droge është vëllai i Robert Agës, drejtorit famëkeq të policisë së Dibrës në vitin 2016, i cili del në përgjimet e publikuara nga BILD si “ushtari i bindur” i Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Ky është shefi i policisë që garantoi mbjelljen e Dibrës me hashash prej të vëllait, tani të arrestuar, i njëjti shef policie që terrorizoi qytetarët e Dibrës për të vjedhur votat e tyre, bashkë me Bablokun e krimit Edi Rama, Damian Gjiknuri, Sajmir Tahiri, Xhemal Qefalia, Ulsi Manja, Pjerin Ndreu e të tjerë.

E gjith kjo bandë vjedhësish votash, arriti që nën përdorimin e parasë, terrorit policor dhe administratës, të vidhnin votat e dibranëve. I madh e i vogël brenda e jashtë Shqipërisë janë njohur me bëmat e kësaj bande qeveritare, nga Zëri i Amerikës, nga Bild-i gjerman e media të tjera botërore.

I arrestuari recitivist për trafik droge dhe vëllai i tij shef policie në Dibër janë ekzekutues të realizimit të planit për vjedhjen e zgjedhjeve, për të cilin interesohej vetë Babloku Edi Rama.

Robert Aga ishte ai që merrte garanci nga kryeministri dhe ministri i brendshëm, që “të mos e çante kokën” për asgjë, mjaftonte që gostia e bandës qeveritare, me votat e vjedhura, të shantazhuara, të terrorizuara, të blera me paratë e drogës e kanabisit, të kënaqte babëzinë për pushtet dhe para të bandës qeveritare me në krye Bablokun.

Bildi gjerman tregoi fare qartë, ne shqip, anglisht dhe gjermanisht, batërdinë me zgjedhjet e Dibrës 2016, që ishin paradhoma e zgjedhjeve të vitit 2017.

Zëri i Amerikës konfirmoi terrorin mbi administratën deri në kupolën e qeverisë. Por në vend që hajdutët të ndëshkoheshin, Robert Aga u shpërblye me gradim në detyrë dhe i vëllai vazhdoi trafikun e drogës.

Nuk ka provë më të qarte, e më të freskët se kjo ngjarje për t’i kujtuar kujtdo brenda vendit e deri në Bruksel, Berlin e Paris, se plani i vetëm i Edi Ramës për zgjedhjet në Shqipëri është bashkëpunimi gjithnjë e më i fortë, gjithnjë e më i qëndrueshëm, me bandat e krimit dhe bosët e trafikut.

Kjo është një provë e freskët për Prokurorinë, veçanërisht për SPAK-un, se çështjet e korrupsionit të lidhura me krimin elektoral të blerjes së votave i ka përpara syve.

Mjafton që SPAK- u të ketë vullnet për të çuar para drejtësisë që nga trafikantët e rëndomtë të drogës që kanë vjedhur zgjedhjet, si Robert dhe Pajtim Aga, deri tek porositësit e masakrës së zgjedhjeve në Dibër Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe Saimir Tahiri.

Next Post
“Nuk do isha më këtu. Kjo është një mrekulli!”, prezantuesja e BBC tregon betejën e fituar ndaj kancerit

“Nuk do isha më këtu. Kjo është një mrekulli!”, prezantuesja e BBC tregon betejën e fituar ndaj kancerit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lajmi i mirë për Vlorën, mbërrijnë pajisjet nga Turqia për riparimin e ujësjellësit të ri

Lajmi i mirë për Vlorën, mbërrijnë pajisjet nga Turqia për riparimin e ujësjellësit të ri

December 29, 2025
Mesazhet mashtruese në WhatsApp, Autoriteti për Sigurinë Kibernetike: Tregoni kujdes!

Mesazhet mashtruese në WhatsApp, Autoriteti për Sigurinë Kibernetike: Tregoni kujdes!

December 29, 2025
Përplasje me Lavrov? Putin bën lëvizjen befasuese, emëron zv.ministrin e Mbrojtjes në Këshillin e Sigurisë

“Kievi u përpoq të bombardonte rezidencën e Putinit!” Reagimi i ashpër i Lavrov, akuza Ukrainës: Nuk e lëmë pa përgjigje

December 29, 2025
Fuga: Gazetarë, e morët vesh?! Presidenti e shpalli se do të japë dorëheqjen

“Demonstrata e ujit” në Vlorë, si demonstrata e bukës e lidhur me emrin e Koçi Bakos

December 29, 2025
Shënohet përparim në ruajtjen e germoplazmës së pyjeve dhe kullotave

Shënohet përparim në ruajtjen e germoplazmës së pyjeve dhe kullotave

December 29, 2025
VIDEO-Amnistia në burgje pas festave të fundvitit, drafti ende në diskutim. Veprat penale që nuk falen

VIDEO-Amnistia në burgje pas festave të fundvitit, drafti ende në diskutim. Veprat penale që nuk falen

December 29, 2025
Tragjedi në familje, vëlla dhe motër gjenden të vdekur në banesë/ Dyshohet se u asfiksuan nga…

Tragjedi në familje, vëlla dhe motër gjenden të vdekur në banesë/ Dyshohet se u asfiksuan nga…

December 29, 2025
Kriza me ujin në Vlorë/ “Jemi gropë për Vitin e Ri”, peshkatari: E kemi ‘dhuratë’ nga Edi Rama!

Kriza me ujin në Vlorë/ “Jemi gropë për Vitin e Ri”, peshkatari: E kemi ‘dhuratë’ nga Edi Rama!

December 29, 2025
FOTO/ Makina del nga rruga në Korçë-Ersekë, plagoset në aksident çifti i të rinjve! Nisen drejt spitalit me urgjencë..

FOTO/ Makina del nga rruga në Korçë-Ersekë, plagoset në aksident çifti i të rinjve! Nisen drejt spitalit me urgjencë..

December 29, 2025
Do të punojnë 4 orë më shumë në ditë, Qeveria miraton vendimin për pagesat e policëve, si do të kompensohen efektivët

Ndryshimet në Policinë e Shtetit, emrat e drejtuesve të rinj në disa komisariate të vendit

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com